Shkëndija pëson humbje të thellë nga Hajduku

0%

Klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese në fazën përgatitore në Slloveni, duke u përballur me gjigantin kroat Hajdukun nga Spliti. Takimi përfundoi me fitore 4:0 të skuadrës kroate, ndonëse ngjarjet në fushë nuk pasqyruan plotësisht diferencën në rezultat.

“Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për kuqezinjtë, pasi pas një gabimi në fazën defensive, Marko Livaja shënoi që në minutën e dytë për epërsinë e Hajdukut.

Shkëndija reagoi shpejt dhe krijoi disa situata të mira, me Ndzenguen që u ndal nga portieri kundërshtar, Krasniqi gjuajti jashtë portës nga gjuajtja e lirë, ndërsa Zejnullai nuk arriti të gjejë kuadratin nga një pozitë shumë e favorshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 28-të, Pukštas lëshoi një goditje qendrore, ndërsa pas një ndërhyrjeje të pasigurt të portierit Amzai, topi përfundoi në rrjetë për golin e dytë të kroatëve. Edhe në pjesën e dytë Shkëndija tentoi të përgjigjej, por Hajduku vazhdoi të krijojë raste të rrezikshme.

Në minutën e 66-të, Shego realizoi me kokë për 3:0, ndërsa Besart Ibraimi provoi nga goditja e lirë, por portieri kroat ishte në nivel të detyrës. Në minutën e 75-të, pas një aksioni të bukur të Hajdukut, Shego doli i vetëm përballë portës dhe shënoi golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4:0.

Trajneri Artim Pollozhani shfrytëzoi edhe këtë përballje për t’u dhënë minuta sa më shumë futbollistëve, duke vazhduar procesin e ndërtimit të skuadrës dhe implementimit të ideve tekniko-taktike, në një periudhë kur ekipi po kalon ngarkesa të mëdha fizike.

Përgatitjet e Shkëndijës në Slloveni vazhdojnë sipas programit, ndërsa kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të tjera miqësore para sfidave zyrtare në eliminatoret e UEFA Conference League”, shkruan në e Shkëndijës, Shkëndija – Hajduku 0:4 (0:2) Stadiumi Radomlje, Lubjanë në Slloveni Golashënues: Livaja 2′, Pukshtas 28′ dhe Shego 66′ e 75′ (Hajduku) Shkëndija: Amzai, Trumçi, Fetai, Meliqi, Dimoski, Rafa, Islami, Zejnullai (c), Krasniqi, Spahiu, Ndzengue.

Luajtën edhe: Isa, Murati, Jakupi, Ibraimi, Ajeti, Ramani, Xheladini, Ilazi, Ceka, Kërstevski, Abdurahmani. Trajner: Artim Pollozhani.

Burimi: Bota Sot