Nisi me shoqatën kulturore “Afërdita” Belsh i Elbasanit i njohur për 84 liqeje. Ansambli i përbërë nga anëtarë të moshuar të veshur me kostume tradicionale nga trevat e Elbasanit Interpretuan këngë e valle tradicionale karakteristike nga ajo trevë. Spikatën sidomos me vallen “Dudia”, dhe me melodinë kaba për klarinetë interpretuar nga mjeshtri Vath Feza.
Në qendër të natës muzikore ishte Arta Jashari me një koncert brilant duke interpretuar mrekullueshëm këngë nga repertori i të mirënjohurës Nexhmie Pagarushs këngë të përpunuara përsosmërisht kënaqën mysafirët e festivalit duke e sjell muzikalisht të gjallë frymën e dives muzikore Nexhmie Pagarusha në “Etno Fest”. Kujtesë aktive me mirënjohje respekti.
Në një moment ngazëllimi instrumentistëve: Pranvera Hoxha në piano, Astrit Stafaj në kitarë, Avni Krasniqi në trumpetë që përcillnin sopranon Arta Jashari, iu bashkëngjitë me def instrumentisti nga Ansamblit nga Balshi i Elbasanit, ky gjest shkaktoj entuziazëm tek mysafirët e festivali të cilët në fund kënduan bashkë me Arten një këngë me të cilën i uruan ditëlindjen Elife Podvorcës nënës si Artës e cila në mënyrë të veçantë muzikore e falënderoj artisten Elife Podvorica për zërin që ka trashëguar nga ajo.
Koncerti solistik i Arta Jasharit i interpretuar artistikisht krijoj atmosferë ngazëlluese të cilën mysafirët e përcollën me duartrokitje të gjata. Atmosfera muzikore vazhdoj me Sedat Kuqin dhe grupin e tij të cilët interpretuan këngë të vjetra qytetare ndërsa të pranishmit krejt spontanisht këndonin bashkë me ta këngët e vjetra të paharruara ndër gjenerata.
Thuaja pa pasur ndonjë pauzë në skenën e etno nejes u paraqit grupi “Dhjetori” dhe DJ Leo përmes këngëve të tyre mysafirët vallëzuan dhe kënduan duke përmbyllë kështu në natë të muzikës në “Etno Fest” me plotë entuziazëm, festë e gëzim.
