Detaje nga vrasja e ushtarakut në Korçë, 20-vjeçari u ekzekutua me

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen 14 të qytetit të Korçës, ku një 20-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Johan Zuko, pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve paraprake, në ngjarje dyshohet se është përdorur një armë zjarri e tipit kallashnikov.

Të dhënat e para bëjnë me dije se viktima dhe autori i dyshuar ishin shokë dhe janë rritur së bashku. Dyshohet se autori e ka ndjekur 20-vjeçarin deri në lagjen ku ndodhi ngjarja. Viktima, i cili nuk ishte banor i zonës, mësohet se ka tentuar të fshihet brenda një pallati, por autori dyshohet se e ka ndjekur dhe e ka qëlluar për vdekje brenda godinës.

Mësohet se autori i dyshuar ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Në disa zona janë ngritur edhe postblloqe policie, ndërsa kontrollet vijojnë për gjetjen e të dyshuarit. Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot