Kurti: Komunikimet me partitë do t’i nisim pas certifikimit rezultateve

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: KQZ-ja ka përmbyllur procesin e numërimit, ndërkaq ankesat për rezultatin, të shtruara veç e veç nga dy kandidatë të PDK-së për deputetë, janë rrëzuar një ditë më parë nga PZAP-ja.

Dy kandidatët e kësaj partie Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu kanë paralajmëruar ankesë në Supreme Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar negociata me partitë politike për formimin e institucioneve të reja.

Deri tash, ai ka thënë se me subjektet e tjera politike do negociata për presidentin, ndërkaq eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdimisht kanë theksuar se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, kjo parti llogarit vetëm te deputetët e komuniteteve, pa përfshirë ata të Listës Serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti ka treguar kohën kur synon t’i nisë negociatat, tek është përgjigjur shkurt në pyetjen se a do të flasë me përfaqësues të partive të tjera për formimin e institucioneve. “Porsa të certifikohen rezultatet fillojmë komunikimet menjëherë”, ka thënë ai. Zgjedhjet e 7 qershorit janë organizuar për shkak që Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë presidentin.

Por, përfaqësues të dy subjekteve kryesore në opozitë, PDK-së dhe LDK-së, kanë theksuar se negociatat nuk mund ta përfshijnë vetëm postin e presidentit, por edhe Qeverinë. Bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, nga dita e konstituimit të Kuvendit, nis të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e numërimit, ndërkaq ankesat për rezultatin, të shtruara veç e veç nga dy kandidatë të PDK-së për deputetë, janë rrëzuar një ditë më parë nga PZAP-ja. Njëri nga ta, Bekim Haxhiu, ka thënë se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme.

“Ligji nuk thotë as që gabimi duhet të jetë minimal e as maksimal, ligji thotë se çdo votë duhet të jetë e numëruar me saktësi ashtu siç e ka hedhur votuesi. Prandaj, do t’i adresohemi Gjykatës Supreme për të kërkuar rinumërimin e të gjitha votave preferenciale për të gjitha votat për kandidatë të Partisë Demokratike”, ka thënë Haxhiu.

Pas rinumërimit të 7.41 për qind të kutive, Haxhiut i janë shtuar 6 vota. Ai është i 23-ti për kah votat në PDK, e kjo parti ka fituar 22 mandate. Sipas Haxhiut, një rinumërim i plotë mund ta ndryshojë përbërjen e Kuvendit për shkak se dallimi i tij me Rrustem Mustafën që ka fituar mandatin, është vetëm 102 vota.

Kërkesë për numërim të votave për deputetë brenda PDK-së, ka bërë edhe Qëndrim Kryeziu. Edhe ai ka paralajmëruar ankesë në Supreme. Deponimi i ankesave në Supreme mund të bëhet deri të mërkurën, e më pas gjykata i ka pesë ditë kohë për të vendosur.

Pas verdiktit të Supremes, nëse vërtetohet vendimi i PZAP-së, i hapet rruga shpalljes së rezultateve përfundimtare, ndërkaq certifikimi bëhet pas konsumimit të kohës së re për ankesa.

Burimi: Koha