Shpërndaje në: Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, dëshiron të largohet nga Atletico Madridi. Alvarezi foli pas fitores 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë. “Gjëja më e mirë për të gjithë është transferimi”, ka thënë 26-vjeçari për “ESPN”. “Mendoj se nuk është koha e duhur për të folur për këtë, por as nuk mund ta fsheh. Duhet të jem i sinqert.
Kam folur me njerëzit në klub, me ata që duhet”. Jo shumë kohë pas komenteve të tij, janë publikuar imazhe të tifozëve të Atleticos duke djegur fanellën e lojtarit. Barcelona është destinacioni i pëlqyer i Alvarezit. Por drejtuesit e Atleticos deri më tani kanë refuzuar ta shesin sulmuesin.
Më herët këtë muaj Atletico refuzoi një ofertë të Real Madridit për argjentinasin, prej 150 milionë euro. Oferta ishte pjesë e premtimeve të bëra nga Florentino Perez, president i Real Madridit, gjatë kampanjës zgjedhore. Lidhur me Barcelonën, tek Atletico kanë thënë se nuk dëshirojnë të negociojnë. Kanë përmendur klauzolën për lirim në kontratën e lojtarit, që është 500 milionë euro.
