Xhaka kryeson, Rodri i dyti – publikohen mesfushorët më të mirë të Botërorit në pasimet nën presion

0%

Faqja e specializuar e statistikave, Gradient Sports, ka publikuar renditjen e futbollistëve me performancën më të mirë në pasimet e realizuara nën presion gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026. Sipas analizës së 36 ndeshjeve të para të turneut, vendin e parë e mban mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka, me 91.8 pikë.

Kapiteni i Zvicrës është vlerësuar si lojtari më i saktë dhe më efektiv në shpërndarjen e topit në situata të vështira, kur kundërshtarët ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë. Pas tij renditet mesfushori i Spanjës, Rodri, me 90.8 pikë.

Ylli spanjoll vazhdon të konfirmojë reputacionin e tij si një nga organizatorët më të mirë të lojës në futbollin botëror, duke qenë vendimtar në kontrollin e ritmit të ndeshjeve. Në vendin e tretë surprizon mbrojtësi qendror i Zvicrës, Manuel Akanji, me 88.2 pikë. Futbollisti i Manchester Cityt ka treguar qetësi dhe saktësi të jashtëzakonshme në ndërtimin e aksioneve nga prapavija.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas raportimeve për përçarje, drejtori i Zvicrës flet për situatën e Xhakës Top pesëshja plotësohet nga koreano-jugori Lee Kang-in, i katërti me 87.3 pikë, dhe mbrojtësi i Turqisë, Zeki Çelik, i cili grumbulloi 86.1 pikë. Ndër emrat më të spikatur në listë është edhe mesfushori i Barcelonës dhe Spanjës, Pedri, që renditet në vendin e gjashtë me 84.9 pikë.

Kjo statistikë nuk mat thjesht saktësinë e pasimeve, por vlerëson cilësinë e tyre në momente kur lojtarët janë nën presionin e kundërshtarëve, duke u konsideruar një tregues i rëndësishëm për aftësinë e një futbollisti për të kontrolluar lojën dhe për të marrë vendime në situata të vështira.

Paraqitjet e Xhakës, Rodrit dhe Akanjit kanë qenë ndër faktorët kryesorë që Zvicra dhe Spanja kanë shfaqur një nivel të lartë organizimi në fazën e grupeve, ndërsa renditja konfirmon edhe një herë rëndësinë e lojtarëve që diktojnë ritmin e lojës nga mesfusha dhe prapavija.

Burimi: Telegrafi