ASH për korridorin 8: Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive

0%

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve nga VLEN nuk ka as bazë politike, as institucionale të lavdërohet me Koridorin 8 thonë nga ASH. ” Ky projekt nuk është meritë e VLEN-it dhe as arritje e tyre. Përkundrazi, VLEN-i nuk pyetet dhe nuk konsultohet për vendimet që merr Qeveria në projekte të mëdha infrastrukturore.

Qytetarëve nuk u intereson propaganda ditore, por duan përgjigje konkrete se kur do të përfundojë Koridori 8, pse janë shkurtuar mjetet për vitin 2026 dhe pse segmenti jetik që lidh vendin me Shqipërinë nuk duhet të kalojë përmes Strugës. Arsyetimi me UNESCO-n nuk mund të përdoret në mënyrë selektive.

Nuk mund të jetë pengesë e patejkalueshme kur bëhet fjalë për lidhjen me Shqipërinë, ndërsa të trajtohet si letër pa vlerë kur bëhet fjalë për mijëra ndërtime pa leje dhe qindra vendime të pazbatuara për rrënim në Ohër, vendlindjen e Aleksandër Nikollovskit. Kjo nuk është çështje teknike, por standard i dyfishtë politik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

VLEN-i mund të përsërisë deklaratat e shefave të vet, por qytetarët e shohin qartë se nuk vendos, nuk ndikon dhe nuk mbron interesin publik “, thonë nga ASH.

Burimi: Bota Sot