Ndeshja Francë–Iran ndërpritet për shkak të stuhisë, mosohet kur pritet të vazhdojë

0%

Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Iranit është pezulluar përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike pranë stadiumit në Filadelfia. Sipas njoftimeve zyrtare, arsyeja e ndërprerjes është një stuhi që është afruar në zonën e stadiumit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin menjëherë lojën për arsye sigurie.

Tifozëve në tribuna iu është kërkuar të zhvendosen në zona të sigurta brenda stadiumit, ndërsa është bërë e ditur se “po afron një stuhi e fortë”. Rifillimi i ndeshjes pritet të ndodhë rreth orës , nëse kushtet përmirësohen dhe nuk ka aktivitet të ri elektrik në zonë.

Megjithatë, sipas burimeve amerikane, vazhdimi i plotë i ndeshjes pritet të shtyhet dhe të rifillojë rreth orës sipas kohës lokale, që i bie rreth orës të mëngjesit sipas kohës sonë. Franca ishte duke fituar pas 45 minutave lojë, me golin e Kylian Mbappe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për kohën e saktë të rinisjes, ndërsa situata mbetet nën monitorimin e organizatorëve dhe shërbimeve meteorologjike.

Burimi: Telegrafi