Cila është arsyeja e vendimit për ndërprerje të ndeshjeve të Botërorit?

0%

Shpërndaje në: Shiu i rrëmbyeshëm dhe një stuhi e afërt shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes së Kupës së Botës mes Francës dhe Irakut. Ndeshja filloi në ora , sipas kohës në Kosovë, ndërsa pjesa e dytë është shtyrë mbi një orë dhe nuk ka nisur ende. Pjesa e parë përfundoi në kohë. Mijëra tifozë janë detyruar të kërkojnë strehim, ndërsa kjo është ndeshja e parë e ndërprerë në këtë Botëror.

Franca po udhëheq 1:0, kurse mesazhe iu drejtuan tifozëve që të strehoheshin në zonat e mbuluara të stadiumit, duke paralajmëruar se një stuhi e fortë ishte në rrugë e sipër. Shiu i rrëmbyeshëm vazhdoi, ndërsa tifozët u larguan nga ulëset përreth fushës. Fillimisht pritej që ndeshja të shtyhej vetëm 15 minuta. Por kaluan disa herë nga 15 minuta dhe ndeshja nuk ka nisur ende.

Zyrtarët e stadiumit njoftuan se “ndeshja do të rifillojë kur të konsiderohet e sigurt”. Një rregull i FIFA-s kërkon që ndeshjet të ndalen dhe zonat e ulëseve të evakuohen për 30 minuta, nëse zbulohet rrufe brenda 12,8 kilometrash. Shiu i rrëmbyeshëm filloi në minutën e 37-të. Tifozët qëndruan në vendet e tyre derisa iu tha të gjenin strehë gjatë pushimit mes pjesëlojëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vjet ka pasur kritika të shumta për ndërprerjen e ndeshjeve të Kupës së Botës për klube për shkak të kushteve atmosferike.

Burimi: Koha