Ismael Kone ka pësuar një lëndim tejet të rëndë në Kampionatin Botëror. Një ndërhyrje nga Assim Madibo, i theu këmbën atij i cili u detyrua të lë fushën me barrelë në minutën e 57-të. Ndërsa gjatë ditës së sotme, faqja zyrtare e njërit prej nikoqirëve të Botërorit, publikoi një video ku Kone u prit si “hero” nga stafi dhe bashkëlojtarët e tij pasi u lirua nga spitali i Vancouverit.
Kanadaja, ndeshjen e fundit të grupit B do ta zhvillojë ndaj Zvicrës, ku do të luftojnë për vendin e parë..
Burimi:
Bota Sot
