Klubi i njohur italian Virtus Bologna ka emëruar spanjollin Alex Mumbrú si trajnerin e ri të ekipit. Mumbru, 47 vjeç, rikthehet në basketbollin elitar evropian pas eksperiencës së tij të mëparshme në EuroLeague, duke marrë drejtimin e një prej klubeve më me histori në basketbollin evropian.
Klubi nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës, por pritet që ai të udhëheqë projektin e ri sportiv për sezonin e ardhshëm, me ambicie të qarta në garat evropiane. Në të njëjtën kohë, ai do të vazhdojë edhe si selektor i Gjermanis ë , detyrë që e ka marrë që nga viti 2024.
Pas emërimit, Mumbru u shpreh i entuziazmuar për këtë sfidë të re, duke theksuar historinë e madhe të Virtusit dhe pritshmëritë e larta të tifozëve. Ky do të jetë rikthimi i tij i dytë në EuroLeague si trajner klubi, pas periudhës së kaluar te Valencia (2022–2024) dhe më herët te Bilbao, ku kishte kaluar katër sezone në krye të ekipit..
