Jesus Manuel Zabala Guillin është futbollisti më i ri i Besëlidhjes Mbrojtësi i krahut të majtë vendosi të mbyllte aventurën e tij me Tërbunin, për të nisur një rrugëtim të ri me lezhjanët në Kategorinë e Parë. “Jesus Manuel Zabala Guillin është zyrtarizimi i fundit për klubin tonë. Kolumbiani Zabala luan në repartin difensiv”, shkruan ndër të tjera klubi i Besëlidhjes në rrjetet sociale.
Kujtojmë se 25-vjeçari kolumbian para se të vinte në Shqipëri, ka luajtur në vendlindje. Ai është aktivizuar për ekipe si Atletico Nacional, Fortaleza dhe Llaneros FC.
Burimi:
Bota Sot
