Avdullah Hoti pas reagimeve: Pse frikësoheni nga zëri i qytetarëve?

0%

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me debatet për projektin e gazit, duke kritikuar qasjen e institucioneve ndaj reagimeve publike. Përmes një postimi, Hoti tha se zyrtarët nuk i dëgjuan reagimet e administratës amerikane dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për këtë çështje, por reaguan menjëherë sapo u përmendën protestat dhe pakënaqësitë e qytetarëve.

Postimi i Hotit: Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.

Burimi: Bota Sot