​Arrestohet 57 vjeçari i kërkuar për sulm seksual

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga organet e drejtësisë. Ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Sulm seksual”. Sipas policisë, më , rreth orës , është pranuar një informacion se personi i kërkuar ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në terren, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Burimi: Bota Sot