Vjen vendimi për Edison Ndrecën

0%

Edison Ndreca është prej disa javësh një emër që qarkullon te shumë klube në Superiore. Mbrojtësi i majtë pritet të kthehet në Shqipëri dhe tashmë pengesa e fundit është hequr. Klubi kazak i Jelimaj, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit, ka bërë të ditur se palët kanë ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen dhe Ndreca cilësohet një futbollist i lirë. “Faleminderit, Ndreca!

Kontrata me mbrojtësin shqiptar Edison Ndreca u ndërpre para kohe me marrëveshje të ndërsjellë. Edisoni luajti 175 minuta në fushën e gjelbër në ndeshje zyrtare për Jelimaj, duke mbrojtur nderin e ekipit tonë. Klubi i futbollit Jelimaj e falënderon Edisonin për punën e tij në klubin tonë dhe i uron suksese të mëdha, shëndet të mirë dhe arritje të reja në karrierën e tij të ardhshme!

Paç fat, Edison!”, shkruhej në njoftimin e klubit për mbrojtësin i cili ka qenë në kontakt me disa klube të Superiores gjatë javëve të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot