Më shumë drithëra, perime dhe blegtori në Kosovë

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2025, të cilat tregojnë rritje të lehtë të sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore dhe të fondit blegtoral krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave, sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore është rritur për 510.9 hektarë ose 0.1 për qind, duke arritur në mbi 420 mijë hektarë gjatë vitit 2025. Pjesa më e madhe e kësaj sipërfaqeje i përket livadheve dhe kullosave, përfshirë tokën e përbashkët, e cila ka shënuar rritje si rezultat i shtimit të numrit të kafshëve.

Po ashtu, është vërejtur rritje e lehtë edhe te sipërfaqet e mbjella me drithëra dhe perime. Gjatë vitit 2025, toka e punueshme ka arritur në 189 mijë hektarë, ku dominon kultivimi i drithërave me 128 mijë hektarë, të ndjekura nga bimët foragjere, perimet, patatet, bishtajoret dhe kulturat industriale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

ASK njofton se sipërfaqja e ujitur të paktën një herë gjatë periudhës raportuese ishte 34,240 hektarë, ndërsa sipërfaqja e trajtuar me pesticide arriti në mbi 123 mijë hektarë. Edhe sektori i blegtorisë ka shënuar rritje të lehtë. Numri i gjedheve ka arritur në 241,423 krerë, krahasuar me 240,848 sa ishte në vitin 2024.

Rritje është evidentuar edhe te numri i deleve, i cili ka arritur në 211,178 krerë, nga 209,947 një vit më parë. Sipas ASK-së, metodologjia dhe standardet e përdorura në këtë anketë janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit dhe ofrojnë një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve në sektorin bujqësor të Kosovës.

Burimi: Telegrafi