Lando Norris: Ferrari së shpejti do të na turpërojë të gjithëve

0%

Fitorja dhe paraqitja e Ferrari në garën e fundit në Barcelona ka bërë që “kokëkuqja” të jetë një kandidate serioze për të dy titujt në Formula 1 këtë sezon. I këtij mendimi është kampioni i botës Lando Norris. Piloti britanik i McLaren, këtë sezon ka fituar vetëm një garë sprint, shumë larg pritshmërive.

Edhe kur pritej një reagim më i mirë i kampionëve të botës, rikthimi i Ferrari duket se ka shuar shpresat te McLaren. Lando Norris, theksoi se vetëm motori me performancë më të ulët po e pengon aktualisht Ferrari të shkatërrojë të gjithë rivalët e tij: “Jemi me fat që Ferrari nuk ka një motor më të mirë për momentin”.

“Ata janë përmirësuar dhe e treguan në Barcelonë, por nëse do të kishin një motor më të mirë, do të dominonin. Ata janë shumë më të mirët për sa i përket performancës në kthesa për momentin”, tha Norris. Më tej, piloti britanik që mban numrin 1 në makinë, shtoi: “Ne nuk jemi as afër tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur Ferrari të sjellë përditësime të reja të motorit, mund t’i turpërojnë të gjithë me shpejtësinë e tyre. Ne duhet të përveshim mëngët.”

Burimi: Bota Sot