Gjyqtarët nga Kosova kanë vazhduar me paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare, duke ndarë drejtësinë në disa prej garave evropiane të FIBA-s gjatë verës së vitit 2026. Jeta Zeka ishte pjesë e gjyqtarëve në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni C, në Ta’ Qali të Maltës, ku gjykoi edhe gjysmëfinalen ndërmjet Maltës dhe Armenisë.
Ajo gjykoi me sukses gjithashtu në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, në Pejë, ku ndau drejtësinë në gjysmëfinalen Qipro-Gjeorgji. Ngadhnjim Shabani po ashtu gjykoi në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni C, në Maltë, duke qenë pjesë e ekipit të gjyqtarëve në gjysmëfinalen Malta-Armenia.
Në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, të zhvilluar në Pejë, Shabani mori besimin për të gjykuar finalen ndërmjet Qipros dhe Maltës, një nga ndeshjet më të rëndësishme të turneut.
Elldin Uglari ka gjykuar në FIBA Women’s European Championship for Small Countries, që u zhvillua në Pejë nga 23 deri më 28 qershor, si dhe në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni C, në Shkodër të Shqipërisë, nga 21 deri më 26 korrik.
Amar Djekovic ka gjykuar në FIBA U16 EuroBasket, Divizioni C, të zhvilluar në Jerevan të Armenisë nga 4 deri më 12 korrik, si dhe në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni B, në Giannina të Greqisë, nga 6 deri më 11 gusht. Në këto gara ai është deleguar edhe në ndeshje të fazave vendimtare, përfshirë gjysmëfinalen dhe ndeshjen për vendin e tretë në turneun 3.
Ndërkohë, Xhelal Mumini gjykoi me sukses në FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë nga 10 deri më 19 korrik.