Edlir Tetovës i bashkohet edhe “krahu i djathtë”

0%

Teuta dhe “bëmat” e saj në merkato. Klubi durrsak nuk e ka ndalur për asnjë çast ritmin, duke u përforcuar në çdo repart të mundshëm. Emërimi në stol i trajnerit Edlir Tetova ishte “kryevepra” e parë e klubit që riktheu një “strateg” në stol, për t’i dhënë besimin e ringritjes së skuadrës në nivelin ku i takon të jetë.

Së fundmi, Tetovës do t’i bashkohet edhe “dora e vjetër”, pasi mësohet se Julian Brahja do të largohet nga Egnatia për të kaluar pikërisht në Durrës, si pjesë e projektit të ri sportiv të durrsakëve. Së bashku me të, do të jetë edhe Andri Babaj me pozicionin e përgatitësit atletik.

Edhe ky i fundit do të braktisë kampionët në fuqi të Superiores, për të marrë përsipër një përvojë të re me këtë skuadër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot