Këtë të shtune me 15 gusht duke filluar në orën të mëngjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë kufitare në Kosovë, Majën r Njerit / Rudoka r Madhe 2658 metra / 2662 (GPS), në Sharrin e Brodit nw Dragash. Organizimi do të jetë për 2 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve: 1.
Deri te burimet e Qelepinës (rreth 2.5 ore ecje) ku ky grup mund të kalojë një kohë të bukur në rrethin e burimeve të shumta të ujit dhe në mes të majeve të larta të Sharrit jugor. Ky grup do të ece 10 km (lartë / poshtë) dhe do të qëndron aty deri sa grupi i majës të kthehet serish andej. 2.
Deri te Maja e Njerit 2658m (2662 GPS) ku grupi pas 1.5 orësh ecje nga Burimet e Qelepines do te qëndron në maje rreth 1 orë dhe do të festojnë arritjen me shumë bjeshkatare nga dyja anët e kufirit, Kosovë dhe Maqedoni veriore.
Nga maja do të shohim pjesën e madhe të Sharrit jugor, majet e ndryshme të Sharrit, rrafshlartën e Radikës së Hajredin Pashes, këneta dhe liqene të ndryshme, qytetin e Gostivarit, Tetovën, Korabin, maje në Shqipëri etj.
