Çekia dhe Afrika e Jugut do të përballen në Atlanta për të kërkuar pikët e para në Grupin A të Kupës së Botës, pas humbjeve në ndeshjet hapëse. Çekët pas humbjes së pësuar nga Koreja e Jugut me rezultatin 2-1, synojnë të rikthehen te suksesi.
Kombëtarja europiane synon të shmangë një ecuri negative që historikisht i ka ndodhur vetëm në vitet 1954 dhe 1970, duke u mbështetur te loja e tyre e fortë në ajër. Afrika e Jugut pësoi një disfatë 2-0 ndaj Meksikës, ku përveç lojës së dobët ofensive mori edhe dy kartonë të kuq.
Burimi:
Bota Sot
