Shpërndaje në: Qytetarët në Shqipëri kanë protestuar edhe të premten, për të 20-tën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në orën , si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” të Tiranës dhe më pas, duke brohoritur thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, marshuan në drejtim të ndërtesës së qeverisë, ku mbajtën fjalimet e tyre. Siç tashmë është bërë zakon, protesta vazhdon me marshe nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit deri në mesnatë.
Një ditë më parë, qytetarët marshuan fillimisht drejt Parlamentit, ku po zhvillohej votimi i rendit të ditës, dhe më pas u drejtuan te Kryeministria. Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora , deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.
Protestat në Tiranë nisën pas kundërshtimeve ndaj projekteve të zhvillimit turistik në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Zvërnecit, por me kalimin e ditëve ato janë zgjeruar në kërkesa më të gjera për transparencë, llogaridhënie institucionale dhe kundërshtim të politikave të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Çështja e projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec është pasqyruar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare, ndërsa grupe ambientaliste dhe organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësime për ndikimin e mundshëm në zonat e mbrojtura dhe mungesën e transparencës në procedurat e zhvillimit të projektit. Projekti ndërtimor atje lidhet me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.
