Rashica në radarin e Kocaelisporit

0%

Shpërndaje në: Milot Rashica pritet të largohet nga skuadra e Beshiktashit gjatë afatit kalimtar veror. Por megjithatë, Rashica mund ta vazhdojë karrierën në futbollin turk. Skuadra e Kocaelisporit ka shprehur interesim për sulmuesin e Kosovës. “Çagdas” ka raportuar të premten se drejtuesit e Kocaelisporit janë takuar së fundmi me menaxherin e Rashicës.

Drejtuesit e klubin turk janë informuar në lidhje me kushtet e transferimit. Beshiktashi po kërkon 2 milionë euro për kartonin e Rashicës. Mësohet se nuk është arritur asnjë marrëveshje gjatë takimit të parë mes dy palëve.

Disa mediume tjera turke kanë shkruar se menaxheri i Rashicës është në diskutime edhe me disa klube të Bundesligës gjermane. 29-vjeçari nuk është përfshirë në planet e Beshiktashit për edicionin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha