Bllokada në Kuvendin e Kosovës vonon zbatimin e reformave duke rrezikuar humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së. Kështu u tha në takimin e parë të Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, ku u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe progresin e deritanishëm në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Koordinatori Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përfundoi me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024. Sipas tij, Qeveria e Kosovës miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa më , mirëpo procesi u ngadalësua më pas për shkak të vonesave në ratifikimin e marrëveshjes. “Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024. Më pas, Qeveria miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa, më . Ndërkohë, pati vonesa në ratifikimin e marrëveshjes. Fillimisht, ato u shkaktuan nga zgjedhjet e rregullta të shkurtit 2025, pasi draft-marrëveshja për huanë u finalizua në mars të po atij viti. Më pas, bllokada në Kuvend e vonoi ratifikimin e saj, duke shtyrë zbatimin e reformave dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen e këtij takimi, i cili do të duhej të ishte zhvilluar më herët”, tha Zulfaj. Ai foli edhe për rrezikun konkret që vjen nga bllokada e Kuvendit. “Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, siç e thashë edhe në fillim, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve si dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdon këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji në qershor tashmë mund të rrezikohen 9 hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, theksoi ai. E, Jiri Plecity, udhëheqës i Njësisën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore nga Komisioni Evropian tha se reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritete kyçe. “Së pari, zhvillimi i shpejtë në reforma të drejtësisë është thelbësor. Si dhe, forcimi i të drejtave themelore dhe përmirësimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ngjashëm, adoptimi i një ligji të ri mbi energjinë dhe elektricitetin, bashkë me një ligj mbi rregullatorin e energjisë mbeten prioritet kritik me periudha kalimtare që skadojnë tashmë në qershor dhe dhjetor 2026, por ato janë gjithashtu çelësi për forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës Mundësitë e mira që mund të kapen nga shtylla 1 dhe 2 e Planit të Rritjes janë Zona e Vetme Evropiane e Pagesave ose zhvillimet e fundit në për zgjatjen e sistemit “Roam like at Home” në Kosovë. Dhe të mos harrojmë, të gjitha mundësitë në kontekstin e tregut rajonal”, u shpreh Plecity. /kp
Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Burimi:
Telegrafi