Dukagjini përballet me Luganon në Ligën e Konferencës

0%

Shpërndaje në: Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini i Klinës, do të përballet me Luganon e Zvicrës në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shorti për raundin e dytë kualifikues u tërhoq të mërkurën në Nyon të Zvicrës. Lugano e mbylli në vendin e tretë edicionin 2025/2026 të Superligës së Zvicrës. Lugano ka përvojë të gjatë në garat evropiane. Në portë te Lugano është portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi. Për zviceranët paraqiten edhe shqiptarët, Ezgjan Alioski e Uran Bislimi.

Burimi: Koha