Erling Haaland i heq “kurorën” vetes

0%

Erling Haaland ka bërë një deklaratë të rrallë dhe tepër të sinqertë për statusin e tij në futbollin botëror, duke pranuar se nuk e konsideron veten sulmuesin më të mirë të momentit. Ylli i Norvegjisë e nisi në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës, duke realizuar dy gola në fitoren 4-1 ndaj Irakut në ndeshjen hapëse të Grupit I. Megjithatë, paraqitja e tij mbresëlënëse nuk e shtyu të lartësonte veten. I pyetur nëse është aktualisht sulmuesi më i mirë në botë, sulmuesi i Manchester Cityt dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke vlerësuar rivalët e tij kryesorë. “A jam sulmuesi më i mirë në botë? Do të thosha se jam mes më të mirëve, por nuk mendoj se kam shënuar më shumë gola këtë sezon. Statistikisht nuk jam numri një. Besoj se Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë realizuar më shumë se unë dhe ky është realiteti” , theksoi ai.

Burimi: Bota Sot