SHPESH KAM HASUR DHIMBJEN E TË JETUARIT

0%

Poezi nga: Eugenio Montale Përktheu: Rita Oxha Shpesh dhimbjen e të jetuarit e kam hasur: ishte burimi i mekur që gurgullonte, ishte vyshkja e gjethes së tharë, ishte kali i shembur përtokë. Nuk dija shumë, përveç mrekullisë që zbulon pakëz indiferenca hyjnore: ishte statuja në përgjumjen e mesditës, dhe reja, dhe skifteri që ngrihej lart.

Burimi: Telegrafi