Mbappe: Luaj sepse dua të shkruaj histori

0%

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, deklaroi pas fitores 3:1 ndaj Senegalit në Kampionatin Botëror se është gjithmonë e rëndësishme ta nisësh turneun me fitore. Ylli i Real Madrid ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, duke realizuar dy gola dhe duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej futbollistëve më të mirë në botë. Me këtë paraqitje, Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Francës. Tashmë atë e ndajnë vetëm dy gola nga rekordi i gjermanit Miroslav Klose, golashënuesit më të mirë në historinë e Kampionateve Botërore. “Është gjithmonë mirë ta nisësh kështu Kampionatin Botëror. Kjo të jep më shumë qetësi. Kemi parë edhe te kombëtaret e tjera sa e vështirë është ta hapësh turneun me fitore” , tha Mbappe pas ndeshjes. Kapiteni i Francës foli edhe për kritikat që e kanë shoqëruar gjatë karrierës së tij. “Nuk ka kuptim të kërkoj hakmarrje. Nëse do të luaja vetëm për t’i heshtur ata që më kritikojnë, do të më duhej të luaja deri në moshën 80-vjeçare. Unë luaj për të shkruar histori për vendin tim dhe për ta ndihmuar ekipin që ta fitojë Kampionatin Botëror”, u shpreh Mbappe.

Burimi: Bota Sot