Serena Williams rikthehet në Wimbledon, do të luajë në lojën dyshe me motrën

0%

Kur duhen edhe 12 ditë që të nisë grand slam i Wimbledon, njoftimi i shumëpritur i “wildcard” (ftesave) ka mbërritur. Vëmendja është te Serena dhe Venus Williams. Motrat më të suksesshme të tenisit, dhjetë vjet pas fitores së tyre të gjashtë dhe të fundit në turneun e dysheve të grave, do të kthehen në fushat e Londrës si çift. Natyrisht që spikat rikthimi në Londër i Serena Williams pas tërheqjes së saj 4 vite më parë, turne që e ka fituar 7 herë në karrierë. Por këtë herë, ajo do të luajë vetëm në lojën dyshe me motrën e saj më të madhe Venus (gjithashtu 5 herë fituese në Wimbledon). Dyshja krenohet me 14 tituj në lojën dyshe në grand slam. Dhe ato synojnë të bëjnë përparim këtë vit, duke pasur parasysh se pritet të luajnë vetëm në dyshe (jo në lojën teke) . “ Do të doja të luaja teke, do të shohim nëse mundem apo jo, por kjo nuk është rruga ime tani“, deklaroi Serena në turneun e “Queen’”, k u luajti javën e kaluar. Serena është mirë fizikisht, do të luajë gjithashtu në Berlin Open të 500-të përkrah Muchovës këtë javë dhe dëshiron të jetë një lojtare kyçe në Wimbledon. Në dyshe, si ajo ashtu edhe Venus, falë përvojës dhe personalitetit të tyre, si dhe fuqisë së tyre, mund të mbajnë veten dhe të mposhtin më të fortët.

Burimi: Bota Sot