Lëvizja Vetëvendosje del e para edhe në bastionin dikur të PDK-së

0%

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë subjekti i parë në komunën e Malishevës, sipas rezultateve të publikuara, duke siguruar 37.28% të votave (6,602 vota). Menjëherë pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 37.06% (6,562 vota), duke humbur garën me një diferencë shumë të ngushtë, përcjell Bota sot. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 18.22% të votave (3,226 vota), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.62% (1,173 vota). Subjektet e tjera kanë marrë përqindje minimale të votave. Rezultati në Malishevë paraqet një garë të fortë mes dy partive kryesore, ku PDK mbetet shumë afër vendit të parë, por pa arritur ta sigurojë atë.

Burimi: Bota Sot