Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve

0%

Dy persona janë dhunuar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Arst, në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Sipas informacionit paraprak, më , rreth orës , dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit S. N., 55 vjeç, dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë e sulmit, të dëmtuarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Burimi: Bota Sot