Drenica mbetet pa trajner

0%

Klubi i futbollit Drenica e Skenderajt ka mbetur pa trajner. Ky klub ka ndarë rrugët me trajnerin Thomas Brdariç. “Drenica njofton opinionin publik, tifozët dhe sportdashësit se me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi dëshiron ta falënderojë Thomas Brdariçin dhe stafin e tij profesional nga Gjermania për kontributin, përkushtimin dhe punën e bërë gjatë periudhës së angazhimit të tyre në FC Drenica. Falënderim i veçantë për: Thomas Brdariç, Joti Stamatopoulos e Norman Becker. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tyre profesionale dhe personale. Gjatë ditëve në vijim, FC Drenica do të njoftojë opinionin për zhvillimet dhe risitë e ardhshme në klub”, n jofton FC Drenica.

Burimi: Bota Sot