Aksident ajror në Teksas, aeroplani rrëzohet në autostradë – përfshihet nga flakët

0%

Një person ka vdekur pasi një aeroplan privat me gjashtë persona u rrëzua në një autostradë në Teksas dhe u përfshi nga flakët. Departamenti i Policisë tha se mori një telefonatë që raportonte një rrëzim aeroplani në autostradën Loop 20 pranë kufirit Teksas-Meksikë. Të dhënat e FlightAware treguan se aeroplani ishte një Cessna Citation Latitude me dy motorë që u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Cabos në Meksikë. NetJets tha në një deklaratë se aeorplani i përfshirë në aksident ishte pjesë e flotës së saj dhe se po bashkëpunon me autoritetet që po hetojnë incidentin. Aksidenti vjen mes një sërë aksidentesh të kohëve të fundit në aviacion. Të hënën, një bombardues B-52 u rrëzua gjatë një fluturimi provë në Bazën Ajrore Edwards në Kaliforni, duke vrarë tetë persona. Të dielën, 12 persona u vranë kur një aeroplan që transportonte parashutistë u rrëzua në Misuri.

Burimi: Telegrafi