Gana – Panamaja, përballja e dy autsajderave të Grupit L

0%

Shpërndaje në: Gana dhe Panamaja do të hapin llogaritë e tyre në Kupën e Botës në Toronto, me synimin për të fituar pikët maksimale në Grupin L, ku janë edhe Anglia dhe Kroacia. Panamaja u kualifikua në Kupën e Botës për herë të dytë. Paraqitja e Panamasë në Botërorin 2018 ishte e tmerrshme, pasi humbi tri ndeshjet e grupit dhe pësoi më së shumti gola, plot 11. Do të jetë përballja e parë mes këtyre ekipeve. Gana do të udhëhiqet nga kapiteni Jordan Ayew, kurse në anën tjetër Ismael Diaz do të jetë lider i Panamasë, i cili ka shënuar gjashtë nga shtatë golat e tij të fundit para përfundimit të pjesës së parë. Ndeshja luhet nga ora mes të mërkurës e të enjtes.

Burimi: Koha