Reagim i fortë pas situatës në Kuvend, Dosti: Vuçiqi sapo ka hapur

0%

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër përplasjet dhe sjelljen e deputetëve gjatë seancës.

Përmes një postimi në Facebook, Dosti ka shprehur qëndrimin e tij kritik ndaj deputetëve të përfshirë në situatën e krijuar në Kuvend, duke thënë se, sipas tij, një qasje e tillë nuk e çon Kosovën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

“Shterzëria dhe shpellarizmi i Lushtakut, Ramushit, Hamzës e veçanërisht Albana Bytyqit, Time Kadrisë e Gane Musliut nuk mund ta çojnë dot kurrën e kurrës Kosovën as drejt BE-së, as drejt NATO-s e veçanërisht as edhe drejt OKB-së”, ka shkruar Dosti. Ai ka shtuar se zhvillimet e tilla mund ta dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe ka përdorur gjuhë të ashpër për të përshkruar situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postim i plotë: Shtazëria dhe shpellarizmi i Lushtakut, Ramushit, Hamzës e, veçanërisht, Albanë Bytyqit, Time Kadries e Ganim Musliut, nuk mund ta çojnë dot kurrën e kurrës Kosovën as drejt BE-së, as drejt NATO-s e, veçanërisht, as edhe drejt OKB-së… Përkundrazi, drejt Beogradit dhe Kopshtit Zoologjik, PO.

Ishte më shumë se sa e turpshme gjithë ajo çka ndodhi sot, aq shëmtuar, në Parlamentin e Kosovës. Më së shumti, në logjikën e këndvështrimit tim, ishte tallje, papërgjegjshmëri, fyerje e poshtërim ndaj vetë Kosovës e votuesit kosovar. Vuçiqi sapo ka hapur shishen e shampanjës.

Burimi: Bota Sot