Neymari rrezikon t’i humbë ndeshjet e grupit

0%

Shpërndaje në: Ylli Neymar Junior rrezikon t’i mungojë Brazilit në ndeshjet e mbetura të Grupit C. Neymar mungoi edhe në seancën stërvitore të së hënës. Ishte e paraparë që lojtari i Santosit t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit të lojtarëve por ai mungoi për shkak se iu nënshtrua disa testeve tjera mjekësore. Legjenda e Barcelonës ka lëndim në pulpë. Stafi mjekësor i Brazilit është ende i shqetësuar për gjendjen e Neymarit. Nuk është ende e sigurt që sulmuesi i njohur mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të grupit. Neymari ende nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të plotë stërvitore që kur Brazili filloi përgatitjet për Kupën e Botës. 34-vjeçari i mungoi Brazilit në ndeshjen e parë ndaj Marokut. Brazili të shtunën luan me Haitin. Ndeshjen e tretë, Brazili e luan ndaj Skocisë më 25 qershor.

Burimi: Koha