Shpërndaje në: Drita është forcuar me mbrojtësin Agan Mjaki. Mjaki luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë. 23-vjeçari së fundi ishte pjesë e Laçit. Te kjo skuadër ishte nga viti 2023. “Drita ka kënaqësinë të prezantojë Agan Mjakin si përforcimin më të ri të skuadrës sonë. Aganit i dëshirojmë mirëseardhje, shumë suksese dhe paraqitje sa më të mira me fanellën tonë”, shkruan kampionia e Kosovës në njoftim. Mjaki si futbollist u zhvillua në Holandë te skuadrat Groningen, Twente e Buiksloot.
Burimi:
Koha
