Shpërndaje në: Marcus Rashford do të kthehet te Manchester Unitedi, pasi që Barcelona ka vendosur të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh. Rashford ishte i huazuar te Barça deri në përfundimin e edicionit 2025/26. Barça nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes të kartonit të sulmuesit anglez. Megjithatë gjiganti katalunjas vazhdon të jetë i interesuar për ta mbajtur Rashfordin, por vetëm në formë huazimi. 28-vjeçari Rashford me Unitedin ka kontratë deri në verën e vitit 2028. Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Unitedit, Michael Carrick, është i hapur që të punojë me Rashfordin. E ardhmja e sulmuesi të krahut vazhdon të jetë e hapur. Rashfordi me Barçën në edicionin e fundit në 49 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 14 gola dhe bëri 14 asistime. Me Barçën e fitoi edhe titullin e kampionit në Spanjë.
