Kundërshtari i Kosovës gati për kthim në skenën e madhe

0%

Shpërndaje në: Austria dhe Jordania e fillojnë fushatën e tyre në Kupën e Botës në stadiumin në Santa Clara, në kuadër të Grupit J. Ndeshja luhet nga ora e mëngjesit të së mërkurës. Ralf Rangnick ka udhëhequr ringjalljen e Austrisë, duke siguruar kualifikimin e parë në Kupën e Botës që nga viti 1998. Pas eliminimit në 1/16 e finales të “Euro 2016”, Austria regjistroi 11 fitore në 16 ndeshje, duke rritur shpresat për një fushatë pozitive në Kupën e Botës. Për Jordaninë, debutuesen në Kupën e Botës, pritjet janë të vogla. Gjasat janë të mëdha që të eliminohet në fazën e grupeve. Jordania dhe Austria janë në grup me Argjentinën dhe Algjerinë.

Burimi: Koha