Pa gola në pjesën e parë, por Senegali më i rrezikshëm se Franca

0%

Shpërndaje në: Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin I të Kupës së Botës. Megjithatë, në këtë pjesëlojë, Senegali pati raste më të rrezikshme. Sulmuesi Nicolas Jackson goditi shtyllën në minutën e 26-të. Edhe në fund të pjesës së parë, senegalezët lëshuan rast të artë. Gjuajtja e Ismaila Sarrit përfundoi mbi portën e portierit të Francës, Mike Maignan. Në këtë grup janë Norvegjia e Iraku.

Burimi: Koha