12-shja e Kosovës U20

0%

Përzgjedhësi i Kosovës U20 meshkujt, Andin Rashica ka publikuar listën e 12 basketbollistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B, që do të zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki. Në këtë kampionat, Dardanët e rinj do të synojnë paraqitje sa më të mira dhe do të luftojnë me krenari për ngjyrat e Kosovës në skenën evropiane.

Evropiani do të mbahet nga 10 deri më 19 korrik. Kosova është në grup me Qipron, Bosnja e Hercegovinën, Portugalinë, Islandën dhe Armeninë. 12-shja e Kosovës: Erolt Rrahmani Ambri Bedra Andi Ahmeti Elon Hasanaj Eden Cingu Oltion Shatri Mal Tusuni Drin Tafilaj Mal Syla Orion Beseni Lir Zeneli Noa Istrefi Përzgjedhës: Andin Rashica Ndihmës trajnerë: Elbesar Gështenja, Granit Makolli.

Burimi: Bota Sot