Trump ‘shumë i zhgënjyer’ me NATO-n

0%

Donald Trump ka folur me gazetarët në Ankara pasi mbërriti për samitin e NATO-s. I pyetur nga një gazetar nëse ishte i kënaqur me progresin e aleancës në shpenzimet e mbrojtjes gjatë takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti amerikan tha: “Do ta shohim. Isha shumë i zhgënjyer me NATO-n”, transmeton Telegrafi.

“Sinqerisht, nëse nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një udhëheqës shumë i fortë… është e mundur që unë të mos kisha marrë pjesë”, shtoi presidenti amerikan. Trump arrin në Ankara për Samitin e NATO-s Ishte “një gjë e madhe” që NATO të mbante samitin e saj në Turqi, tha Trump. “Por ne nuk u trajtuam mirë sepse bëmë diçka në Iran.

Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt – unë as nuk e doja ndihmën e tyre”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi