Therja me thikë në Rahovec, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

0%

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet E.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Siç thuhet në njoftim “Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesë, ndër të tjera cekët se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.H., më datë rreth orës në Rahovec, rruga “Gëzim Hamza”, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin F.M., në atë mënyrë që ditën dhe momentin kritik i dëmtuari F.M., ka qenë duke qëndruar me E.H., në lokalin “C…”, ndërsa i pandehuri E.H., me vëllain e tij të mitur në lokalin “N….”, lokale-kafiteri afër njëra tjetrës dhe pasi që dalin nga lokalet e lartcekura në largësi prej 10-15 metra, në atë moment pas një mosmarrëveshje momentale, i pandehuri E.H., me mjetë të mprehtë – thikë që e posedonte me vete, e sulmon të dëmtuarin F.M., duke e goditur disa herë në pjesët vitale të trupit, respektivisht në pjesë të gjoksit, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari fillimisht dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”.

Theren me thikë dy persona në Rahovec, të dyshuarit dërgohen në mbajtje Po ashtu siç thuhet në njoftim me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Gjithashtu sipas pikës II të dispozitivit të kërkesë, ndër të tjera cekët se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.H., më datë, kohë dhe vend të njëjte si në pikën I të dispozitivit, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje momentale, veprimeve dhe sulmit me thikë ndaj të dëmtuarit F.M., të cilin e godet disa herë në pjesët vitale të trupit, në atë moment me thikë po ashtu e sulmon të dëmtuarin E.H, duke e goditur në këmbën e djathtë, i cili për shkak të lëndimeve të pësuara dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 të KPRK-së. I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

Burimi: Telegrafi