Zyrtarët amerikanë: Irani hapi zjarr ndaj një anijeje të mallrave në Ngushticën e Hormuzit

0%

Irani hapi zjarr ndaj një anijeje të mallrave, e cila më herët kishte raportuar se ishte goditur nga një predhë, kur po mundohej të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, i thanë agjencisë “Reuters” dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti.

Anija raportoi se ishte goditur në pjesën anësore nga një predhë 7,5 milje detare në juglindje të portit të Omanit, Dahit, tha agjencia detare britanike, UKMTO, shkruan gazeta “The Times of Israel” . Irani nuk e ka komentuar këtë incident në mënyrë specifike.

Roja Revolucionare e Iranit tha më herët se kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit do të ishte I mundshëm vetëm përmes rrugëve të caktuara nga Irani, duke shtuar se kjo forcë do të ndërmerrte veprime kundër anijeve që nuk respektojnë një gjë të tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Organizata Detare Ndërkombëtare tha se evakuimi i rreth 11 mijë marinarëve të mbetur të ngujuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është pezulluar pas një sulmi ndaj një anijeje në Gjirin e Omanit.

Më herët këtë javë, kjo agjenci, e cila është pjesë e OKB-së, tha se do ta fillonte evakuimin e 600 anijeve dhe ekuipazheve të tyre, që kanë mbetur të ngujuar nga lufta mes ShBA-së e Iranit, pasi Uashingtoni e Teherani arritën pajtim për një marrëveshje preliminare për përfundimin e konfliktit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com