Rreth një në katër të rritur në Gjermaniështë i sigurt ose disi i sigurt se djalli, demonët apo pushtimi nga shpirtrat e këqij ekzistojnë. Ky ishte rezultati i një sondazhi të zhvilluar nga YouGov i porositur nga Agjencia Katolike e Lajmeve (KNA). Tetë për qind u përgjigjën “Po, patjetër”, ndërsa 15 për qind thanë se besojnë “deri diku” në këto gjëra.
Dyzet e dy për qind janë të bindur se asnjë nga këto nuk ekziston, ndërsa 23 për qind u përgjigjën se “më tepër nuk i besojnë besëtytni të tilla”. Dymbëdhjetë për qind ishin të pasigurt ose nuk u përgjigjën.
Nivel më i lartë besëtytnish te të rinjtë Personat nga 18 deri në 34 vjeç ishin më shumë të prirur se grupmoshat e tjera të thoshin se besojnë se ka djall, demonë apo pushtim nga nga shpirtrat e këqij. Ndër 18-24-vjeçarët 35 për qind u përgjigjën “po” ose “besoj më tepër se po”. Edhe 34 për qind e 25-34-vjeçarëve thanë të njëjtën gjë.
Niveli më i ulët i personave që besojnë në gjëra të tilla u regjistrua te grupmoshat mbi 55 vjeç, me 18 për qind. YouGov anketoi 2.525 gjermanë të moshës 18 vjeç e lart. / DW
