Rama ndan mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu…në 2030

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një mesazh të dërguar nga një qytetar, i cili në mënyrë ironike i kërkon dorëheqjen, duke renditur një sërë arritjesh që, sipas tij, janë realizuar gjatë qeverisjes së Ramës.

Mesazhi, i titulluar “Manifesti i (s)dorëheqjes”, përdor ironi duke përmendur zhvillime të ndryshme që qytetari i konsideron si arsye jo për largimin e kryeministrit, por për vazhdimin e qeverisjes së tij.

Në tekst thuhet se kryeministri duhet të “dorëhiqet” për transformimin e zonave urbane dhe rurale, ndërtimin e aeroporteve, zhvillimin e turizmit që ka shënuar shifra rekord, hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, zhvillimin e konferencës së tetë ndërqeveritare, përmirësimin e ekonomisë dhe rritjen e pagave në disa sektorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme. Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht. Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030! Nuk do të na duheshe atëherë, por do të kujtojmë me siguri.” Postimi i plotë: Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com