Vrau dhëndrin me armën që e mori në çantën e së bijës, rrëzohet

0%

Mexhit Picari i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dhëndrit të tij Kudret Saliaj, do të rigjykohet sërish në Gjykatën e Apelit me një jetë trupë gjykuese. Kjo pasi Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit në Tiranë, shkruan Top Channel.

Ishte avokati i tij i cili bëri rekurs, Adriatik Cama, duke kërkuar që dhe ish-bashkëshortja e viktimës, të dënohej për bashkëpunim në vrasje.

Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, ndërsa Dhurata Saliaj ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të krijimit të kushteve për kryerjen e vrasjes, duke rrëzuar akuzën për bashkëpunim në vrasje. Por si ndodhi ngjarja, e shënuar në Qershor të 2021?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autori dhe vajza kanë shkuar në lokalin ku ishte ulur viktima dhe e kanë vëzhguar për rreth 20 minuta. Nga çanta e të bijës, ai ka marrë armën. Në tavolinë me viktimën ishte avokati i çështjes, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur. Autori dhe vajza e tij, kanë qenë në lokal në pritje të seancës gjyqësore.

Taksisti A.I., i pyetur nga grupi hetimor ka zbuluar bisedën që Dhurata Saliaj ka bërë me babanë e saj në telefon para vrasjes. “Një vajzë e re rreth 30 apo 40 vjeçe ngriti dorën afër ‘Vasil Shantos’ dhe më kërkoi ta çoja deri në Vorë. Ajo foli në telefon dhe tha ‘Baba , bëhu gati ndërrohu, merr rrobat e punës se po vij me taksi’”, u shpreh taksisti.

Pas krimit, kur Dhurata dhe i ati u larguan nga lokali ajo hodhi në kokë një kapuç të zi, dhe më pas, të dy babë e bijë u larguan veç e veç me taksi. Sipas të dhënave, Mexhit Picari ka gënjyer në dëshminë e tij dhënë në polici. Sipas tij, ka qenë viktima Kudret Saliaj që e ka ofenduar dhe për këtë arsye autori e ka qëlluar atë.

Një ditë para vrasjes, rezulton se viktima ka pasur një debat të ashpër me ish bashkëshorten e tij Dhuratën. Fillimisht u raportua se në tavolinën e viktimës ka qenë edhe djali i ish çiftit Saliaj, por nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk ka rezultuar kështu. 16-vjeçari është pyetur nga policia dhe ka deklaruar përpara grupit hetimor, se nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje.

Madje ai ka shtuar se nëna e tij, Dhurata Saliaj ushtronte dhunë ndaj tij, motrës dhe vëllait të tij të vogël. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se Mexhit Picari është ngritur dhe ka qëlluar ndaj ish dhëndrit të tij, Kudret Saliaj, por ka lënë të plagosur edhe ish prokurorin Adriatik Cama. Ky i fundit ka marrë një plumb në pjesën e djathtë të kraharorit.

Burimi: Bota Sot