Policia e Lezhës ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, pas veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas Policisë, shtetasi B.
A. dyshohet se më , në vendin e quajtur “Sagë” në Shëngjin, ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave pranë subjektit të tij tregtar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në zonën pyjore të malit. Gjatë përhapjes së zjarrit është raportuar edhe një shpërthim i dyshuar i një predhe të pashpërthyer, e cila dyshohet se është aktivizuar nga flakët në zonën malore.
Si pasojë, është lënduar lehtë një 30-vjeçar që ndodhej pasagjer në një automjet që po kalonte në zonë. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se gjatë incidentit është hequr DVR-ja e subjektit të të dyshuarit, me qëllim pengimin e zbardhjes së ngjarjes.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë 57-vjeçarin për disa vepra penale, përfshirë “shkatërrim të pronës nga pakujdesia”, “shkatërrim të pyjeve me zjarr” dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”. Policia e Lezhës ka apeluar për kujdes maksimal nga qytetarët, duke kërkuar shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarre në mjedis.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
