Modriq merr vendimin, vazhdon te Milani

0%

Luka Modriq pritet të vazhdojë karrierën te Milani edhe për një tjetër sezon, pasi klubi dhe mesfushori kroat kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në fund të edicionit 2026/27. Sipas raportimeve, zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet menjëherë pasi Modriq të rikthehet në Itali, pas përfundimit të angazhimeve me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Pavarësisht një sezoni zhgënjyes për kuqezinjtë, që mbetën jashtë garave evropiane, Milani vazhdon ta konsiderojë veteranin kroat një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm. Kështu, aventura e Modriqit me fanellën kuqezi pritet të vazhdojë, me ish-yllin e Real Madridit që nuk do t’i japë fund eksperiencës së tij në “San Siro” pas vetëm një sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com