Shpërndaje në: Sulmuesi i Egjiptit, Mostafa Zico, ka shpërthyer ndaj gjyqtarit François Letexier, duke e fajësuar për eliminimin nga Botërori pas humbjes 3:2 nga Argjentina. Zico ka thënë se ndeshja ishte e manipuluar pasi gjyqtari i dëmtoi që nga fillimi. “Gjyqtari nuk ishte i mirë, ai ishte i padrejtë. Padrejtësia e tij ishte e qartë. Ai na dëmtoi që nga fillimi i ndeshjes.
Ai nuk deshi që ne të fitojmë. Ishte një ndeshje e manipuluar”, ka thënë Zico teksa largohej nga fusha. “Doja vërtet t’u sillja gëzim atyre (tifozëve), por kërkoj ndjesë. Nuk ndodhi. Nuk ishte faji ynë. Ai gjyqtar… Duket sikur kjo ndeshje ishte e manipuluar. Ne po fitonim 2-0 dhe ai vazhdonte të na sulmonte.
Urime Argjentinës për një tjetër Kupë Bote, me sa duket”, u shpreh me ironi Zico.
